Mediat greke: Zaev dhe Cipras realizuan bisedën telefonike

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 16:25 | Nga

Mediat greke njoftuan se biseda telefonike mes dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, tanimë është realizuar.
Tani për tani është bërë e ditur se biseda është cilësuar si pozitive, por se pritet edhe një bisedë tjetër telefonike që do të ndodh gjatë ditës së nesërme.

Konferencë për shtyp për nesër ka paralajmëruar edhe lideri i partisë Grekët e pavarur, Panos Kamenos, I cili kundërshton çdo zgjidhje që në vete përmban termin-Maqedoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme