Merkel: BE-ja nuk e ndryshon marrëveshjen e Brexitit

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha të mërkurën se Bashkimi Evropian po këmbëngul në marrëveshjen ekzistuese për daljen e Britanisë nga blloku.

Merkel, e cila të martën takoi kryeministren Theresa May, tha se gjërat po ndryshojnë në Londër, transmeton AP. Ajo nuk dha shumë detaje por shtoi se Bashkimi Evropian “nuk e ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe”.

Merkel shprehu angazhimin e Gjermanisë për të siguruar një dalje të rregullt të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ndërmorri një tur bisedash me udhëheqësit evropian, në përpjekje për të bindur ata që të ndryshojnë marrëveshjen e Brexitit, pasi e njëjta nuk e ka mbështetjen e Parlamentit britanik.

Nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, pasojat parashikohet të jenë në tregjet financiare dhe tregti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme