Meshkujt në grupin e gjakut zero kanë më së paku gjasa të pësojnë sulm në zemër

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 09:35 | Nga

Shëndeti në shumicën e rasteve mund të shikohet në bazë të grupit të gjakut. Si meshkujt ashtu edhe femrat “falë” grupeve të ndryshme të gjakut ballafaqohen me sëmundje më të lehta, por edhe më të rënda. Shkencëtarët kanë vërtetuar se meshkujt që kanë grupe të caktuara të gjakut mund të kenë probleme me zemrën apo edhe të përjetojnë sulm në zemër.

Rezultatet e hulumtimit janë prezantuar vitin e kaluar në Kongresin e Katërt Botëror të sëmundjeve akute të zemrës. Studiuesit i analizuan mostrat e një milion e 300 mijë personave dhe arritën në përfundimin se ata me llojin e gjakut A, B dhe AB kanë nëntë për qind më shumë gjasa të sëmuren prej sëmundjeve të zemrës ose të përjetojnë sulm në zemër sesa ata të cilët e kanë grupin zero (0) të gjakut, transmeton koha.net.

Shkaku i saktë i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në këtë grup të gjakut nuk është i qartë, por një arsye mund të jetë akumulimi i rritur i proteinave në gjak, apo koagulimi, gjë që mund të shkaktojë trombozë arteriale tek meshkujt me grupe të gjakut A, B dhe AB, e që e redukton qarkullimin e gjakut dhe çon në bllokimin i cili shkakton sulm në zemër, shkruajnë shkencëtarët në studimin e tyre.

Meshkujt nga grupet e lartpërmendura të gjakut gjithashtu e kanë shpesh kolesterolin e ngritur dhe janë të prirë të kenë shpesh procese inflamatore në organizëm.

Më shumë hulumtime nevojiten për ta përcaktuar më detajisht lidhjen e grupeve të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës, por shkencëtarët besojnë se cilësia dhe lloji i gjakut e luajnë një rol të rëndësishëm në vlerësimin e rrezikut prej sëmundjeve të zemrës, të cilat janë shoqëruar më shpesh me kolesterol, në moshën e shtyrë dhe presionin e gjakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme