Mësohet emri i autorit të masakrës në Mal të Zi, 1 nga të plagosurit në rrezik për jetën

Prishtinë | 12 Gus 2022 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

19:50 Jozyrtarisht, portali Pobjeda mëson se autori i masakrës është Vuk Borilović. Ai gjuajti në drejtim të familjarëve pas zënkës me ta, dhe pastaj doli në rrugë në lagjen Medovina, ku vrau të tjerë kalimtarë të rastit.

19:45 Nga të plagosurit, 4 janë dërguar në spital dhe njëri është në gjendje më të rëndë për shkak të lëndimeve në kokë.

19:08 Sipas raportimeve të medieve malazeze, një person dyshohet se ka vrarë së paku 11 persona, mes tyre ka edhe të mitur, transmeton Gazeta10.

Një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë 11 persona, ka plagosur 6 të tjerë, në mesin e tyre është edhe një polic. Teksa, sulmuesi më pasë është vrarë nga policia malazeze, pasi gjuajti në drejtim të tyre.

Mediet malazeze raportojnë se tragjedia ndodhi pas një zënke familjare.

Të ngjashme