Mësohet shkaktari i zjarrit që përfshiu ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme një zjarr i madh ka kapluar ish-fabrikën e elektromotorëve në hyrje të Gjakovës. Policia ka konfirmuar për Express se zjarri fillimisht ishte ndezur nga bari i thatë. Bëhet e ditur se në vendngjarje po vazhdojnë të qëndrojnë zjarrfikësit të cilët janë në përfundim të lokalizimit të zjarrit.

Këto informacione i dha për Express zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Pas orës 13:00 është përfshirë nga zjarri ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë, fillimisht nga bari i thatë është ndezur zjarri, i cili e ka përfshi edhe një pjesë të objektit. Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit po e lokalizojnë zjarrin”, tha Xhurkaj për Express.

Ai shtoi se nga zjarri i shkaktuar nuk ka të lënduar.

Të ngjashme