Meta dekreton “bastet”, ligji i ri mbyll të gjitha lojërat e fatit

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti shqiptar Ilir Meta dekretoi ligjin për lojërat e fatit. Ligji i ri parashikon që në një janar në asnjë cep të territorit të Shqipërisë të mos hapen pikat e basteve sportive, kazinotë elektronike dhe bingot.

Dekreti i Presidentit vjen pak javë pas miratimit të këtij ligji dhe brenda afatit kushtetues që kërkon presidentit të shprehet. Dekreti i fundit i presidentit për një ligj është ai i fillimit të gushtit dhe pas kësaj date të gjitha ligjet e tjera që ka votuar mazhoranca kanë kaluar në heshtje nga presidenti.

Ligji i ri për lojërat e fatit ishte një lëvizje ekstreme e qeverisë dhe kryeministrit Rama kundër industrisë së kumarit tepër problematike në Shqipëri, shkruan Top Channel.

Ndërsa pritej të nisnin efektet e ligjit të vjetër që parashikonte spostimin e pikave te basteve, qeveria me një lëvizje që shkaktoi mjaft debate vendosi që të gjitha bastet të mbylleshin, edhe ato online. Ky vendim u shoqërua me lajmet se deputetet ishin kërcënuar nga eksponentë të krimit të organizuar të cilët kanë interesa direkte në industrinë e kumarit.

Përveç pasojave sociale tepër të rënda, bizhozi në Shqipëri është mënyra se si krimi i organizuar pastron paratë e trafiqeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme