Miftaraj: Programi i VV-së për sistemin e drejtësisë me mungesë elementare të njohurive e popullsitë

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve të sistemit të drejtësisë, Ehat Miftaraj ka thënë se programi i Lëvizjes Vetëvendosje për sistemin e drejtësisë është dëshpërues pasi paraqet mungesë elementare e njohurive themelore.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë sy program është në kundërshtim me parimet bazë të sundimit të ligjit.

Miftaraj ka përmendur si pozitive nga ky program të propozuar nga VV-ja çështje e Vettingut.

Postimi i plotë i tij:

E lexova planprogramin e VV lidhur me sundimin e ligjit.

Me pershkru shkurt:

Dëshpëruese, mungese elementare e njohurive lidhur me sistemin e drejtësisë, propozim i masave ne kundërshtim me parimet baze te sundimit te ligjit, iluzor, popullist.

Nga krejte programi i kesaj partie, ku nuk pat gabime ishte propozimi me poshtë qe nëse do te realizohet mund te sheh dite te bardha sistemi i drejtësisë. 

Pjesë integrale dhe e domosdoshme e sistemit të drejtësisë është gjyqësori i pavarur, i paanshëm, me integritet dhe efikas. Për të arritur këtë, nivelet më të larta hierarkike të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm, do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këshillave, procesi i vetingut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial.  

Kjo është pjesa me ndritshme qe jep shprese nese zbatohet, pjesa dermuese e plan programit me siguri eshte shkruar nga persona jo kompetente dhe qe idene se kane si funksionon sistemi i drejtesise ne Kosove.

Të ngjashme