Milan i interesuar për Iscon

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Milani është i interesuar që të nënshkruajë me një mesfushor sulmues pas largimit të Hakan Calhanoglu në Inter.

Drejtuesit e Milanit janë duke kërkuar një lojtarë që mund të zëvendësojë turkun, si mundësi e parë po shihet Isco i Real Madridit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Isco është ideja e fundit e Milanit për mesfushën.

Isco ka një kontratë që skadon vitin e ardhshëm në qershor dhe duket se ai nuk është pjesë e projektit të trajnerit të ri të Real Madridit, Carlo Ancelotti, shkruan Footballitalia, transmeton Klankosova.tv

Prandaj, një largim nga Real Madrid mund të jetë i mundur këtë vit për spanjollin.

Për Iscon ka interesim nga shumë klube të mëdha evropiane dhe Milani do ta ketë të vështirë ta bindë spanjollin.

Paolo Maldini gëzon një marrëdhënie të mirë me Florentino Perez, presidentin e Real Madrid, dhe ky mund të jetë faktori kryesor që mund t’i japë avantazh AC Milan për të fituar garën për lojtarin.

Të ngjashme