Milani dhe Juventusi në rrezik nga përjashtimi prej Serie A-së

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Milani dhe Juventusi ende po refuzojnë të heqin dorë nga shanset e Superligës Evropiane.

Dyshja ende nuk do të tërhiqen nga gara, përkrah Barcelonës dhe Real Madridit. Kjo pavarësisht se të gjashtë klubet angleze, Atletico Madrid dhe Interi kanë menduar më mirë për të.

Kryetari i Juventusit, Andrea Agnelli, një nga krerët e garës, madje ka thënë se edhe pse ai ende beson në Superligë, nuk ka asnjë mënyrë që aktualisht të mund të shkojë përpara.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit këtë javë paralajmëroi dyshen se kushdo që vazhdon të provojë dhe të bashkohet me një konkurs që nuk është i autorizuar nga organet përkatëse organizative do të përjashtohet nga gara.

“Sa i përket rregullit anti-Superligë, kushdo që po mendon të bashkohet me një konkurs i cili nuk është i autorizuar nga UEFA, FIFA dhe FIGC do të humbasë anëtarësinë e tyre”, ka thënë Gabriele Gravina.

“Kushdo që e ka interpretuar Superligën si një veprim të dobësisë së thjeshtë nga ana e disa ndërmarrjeve që përjetojnë vështirësi ekonomike, është gabim”.

“Për momentin nuk kemi asnjë lajm se kush qëndroi dhe kush u largua nga Superliga. Ky rregull do të përfshihet në licencat kombëtare dhe pastaj do të ngulitet në kodin e drejtësisë sportive”, ka shtuar më tej ai.

Të ngjashme