Milani insiston për Rashicën

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Milanit nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica.

“Calciomercato” ka raportuar të enjten se skuadra nga Serie A po synon që në fund të këtij edicioni të siguroj shërbimet e Rashicës.

Mësohet se Milani së shpejti do të nis negociatat me Werder Bremenin në lidhje me çështjen e 24-vjeçarit, për të cilin ekipi gjerman po kërkon të paktën 15 milionë euro dëmshpërblim.

Rashica pritet të largohet nga Ëerderi këtë verë pasi ekipi gjerman nuk e liroi atë në dy afatet e fundit kalimtare.

Ai ka kontratë me Werderin deri në vitin tjetër kurse këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe ka dhjetë paraqitje e dy asistime në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme