Milani synon fitore ndaj Sampdorias, formacionet zyrtare

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Milan – Sampdoria është ndeshja hapëse e xhiros së 29-të në Serie A.

Rossonerët ende nuk janë dorëzuar sa i përket titullit të kampionit dhe duan tri pikë që të shkurtojnë diferencën me liderin Inter.

Ndërkohë për ta bërë një gjë të tillë, Milani synon që t’i marrë tri pikë nga ndeshja e sotme ndaj Sampdorias.

Mysafirët në këtë takim vijnë pas fitores 1-0 ndaj Torinos dhe tani ndodhen të qetë në mesin e tabelës, pa qenë të rrezikuar nga rënia.

Tanimë dy trajnerët, Stefano Pioli dhe Claudio Ranieri kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma; Saelemaekers, Kjaer, Tomori, Theo Hernández; Kessié, Bennacer; Castillejo, Çalhanoglu, Krunic; Ibrahimovic

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Tonelli, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Adrien Silva, Damsgaard; Quagliarella, Gabbiadini

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme