Ministri Lluka pret në takim Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot ka priur ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek.

Lluka përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se me Bilek, ka biseduar për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim pune Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek me të cilin biseduam për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces.

Nga Ambasadori Bílek u informova që investimet dhe importi nga Republika Çeke janë rritur gjatë dy viteve të fundit, duke ju falenderuar bashkëpunimeve më të mira në mes bizneseve nga Kosova dhe Çekia. Së shpejti priten që të finalizohen edhe disa investime nga ky vend, kryesisht në fushën e teknologjisë informative dhe energjisë.

Përndryshe, Republika Çeke ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik viteve të fundit duke e ulur papunësinë në 2.9%, papunësia më e vogël e regjistruar ndonjëherë.

Image may contain: 2 people, people sitting, living room and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme