Ministri Sveçla takon Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Në këtë takim ministri Sveçla ka falënderuar Ambasadorin Davenport dhe Misionin e OSBE- së në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritashëm në ndërtimin e institucioneve të sigurisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Komunikata e plotë:

Ministri Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.
Në këtë takim ministri Sveçlafalënderoi Ambasadorin Davenport dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritashëm në ndërtimin e institucioneve të sigurisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të saj.
Ndërsa, Ambasadori Davenport uroi ministrin Sveçla për postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe theksoi përkushtimin e tij në avancimin e bashkëpunimit të mirë të dy institucioneve.
Ambasadori Davenport u zotua se Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbështesë MPB-në në prioritetet e saj në sundimin e rendit dhe ligjit.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është SFECLAAAAA.jpg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme