Ministrja Zivic takoi deputeten Emilia Rexhepi

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic u takua sot me Presidenten e Partisë së Re Demokratike dhe deputeten në Kuvendin e Kosovës, Emilia Rexhepi. Gjatë këtij takimi është biseduar rreth ofrimit të mbështetjes dhe përmirësimit të statusit të komuniteteve pakicë në Kosovë. Presidentja e Partisë së Re Demokratike, Emilia Rexhepi, ka kërkuar nga ministrja mbështetje për fermerët e komuniteteve minoritare.

Ministrja Zivic shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje për të gjithë fermerët, përfshirë këtu edhe fermerët e komuniteteve minoritare, me qëllim të zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre bujqësore.

Në anën tjetër, deputetja Emilia Rexhepi, falënderoi ministren për gatishmërinë e saj për mbështetje të komuniteteve pakicë dhe theksoi nevojën për përkrahjen e fermerëve në gjithë territorin e Kosovës.

Të ngjashme