MMPH-ja dhe GIZ-i nënshkruajnë memorandum prej 3 milionë € për menaxhimin e përmbytjeve

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 12:12 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka nënshkruar memorandum me organizatën GIZ për realizimin e projektit rajonal “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, përmes menaxhimit ndërkufitar të rrezikut nga përmbytja në Ballkanin Perëndimor”.

Ministri Matoshi, e konsideroi këtë një nga sukseset e radhës me Qeverinë Gjermane, ndërsa u shpreh i bindur për suksese të mëtejme, ndërsa tha se projekti përfshinë vlerën 3 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

“Ky projekt ka vlerën 3 milionë euro për tri vitet e ardhshme për katër shtetet e rajonit. Nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një dëshmi e radhës të bashkëpunimit dhe përkrahjes që kemi nga Gjermania. Realizimi i këtij projekti është dëshmi që mjedisi nuk njeh kufi”, tha Matoshi.

“Me këtë projekt Kosova do të shënojë edhe më tutje rezultate pozitive në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtje nga përmbytjet”.

Anja Becky, sekretare e ambasadës së Gjermanisë tha se nga ky memorandum do të menaxhohen ngjarjet e papritura të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, raporton EO.

“Ne kemi punuar në këtë projekt për gjashtë vite dhe jemi shumë të kënaqur të vazhdojmë të punojmë për shkak të ndryshimeve klimatike”.

“Duhet të përgatisim vetëm shumë mire në mënyrë që të menaxhojmë shumë mirë këto emergjenca. Duke i monitoriluar dhe duke i parashikuar këto ndodhi”, ka thënë ajo.

Të ngjashme