Mosanëtarësimi në Interpol s’duhet ta demotivojë Kosovën

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, e ka quajtur dëshpërues mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Ai ka thënë se lobimi i mbrapshtë i Serbisë dhe aleatëve të saj ka pamundësuar që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Ahmeti ka deklaruar se shtetet anëtare është dashur të insistojnë që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit dhe jo të votojnë kundër.

Sidoqoftë, ai ka thënë se kjo disfatë nuk duhet ta demotivojë Kosovën.

Përkundrazi, Ahmeti ka theksuar se Policia e Kosovës duhet të jetë stabile, e fuqishme dhe të vazhdojë ta luftojë krimin.

Ai ka thënë se asnjëherë Kosova nuk duhet të heqë dorë nga nevoja e të qenit anëtare e Interpolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme