Moti i lig mbyt 12 njerëz në Japoni, 54 të tjerë konsiderohen të zhdukur

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 11:15 | Nga

Një stuhi reshjesh të dendura ka goditur Japoninë perëndimore dhe qendrore, duke shkaktuar vdekjen e njerëzve dhe dëme të mëdha materiale.

Agjencitë e emergjencave civile raportojnë për rreth 12 persona që kanë humbur jetën dhe të paktën 54 të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Deri tani janë evakuuar më tepër se 1.6 milion njerëz nga shtëpitë e tyre, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar në terren, ku po veprojnë grupet e shpëtimit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se shirat e mëdhenj do të vijojnë ende, ndërsa bilancet mund të jenë edhe më të këqija, pasi lumenjtë kanë dalë tashmë nga shtratet dhe tokat janë të tejngopura me ujë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme