Moti për sot dhe nesër

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 07:13 | Nga Ekonomia Online

Moti sot do të jetë kryesisht me vransira dhe ftohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe të dobëta bore. Nga Dukagjini shi i dobët, e me rënie të temperaturave borë e dobët. 

Temperaturat në vise të ulëta -4C deri 4C, e në vise malore -5C deri -1C.  Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-8m/s.  Indeks UV 1.

14.01.2021 – Mot më i ftohtë.  Paradite me kthjellime.  Ditën kryesisht me vransira, e pasdite priten reshje të shkurta bore, që vende-vende mund të jenë edhe të intensitetit mesatar.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë e priten edhe kthjellime. 

Temperaturat në vise të ulëta -6C deri 1C, e në vise malore -12C deri -3C.  Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 1-7m/s.  Indeksi UV: 1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme