Mourinho e sheh si të “bukur” zënkën e Llorisit dhe Sonit

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se zënka mes dy lojtarëve të tij, portierit Hugo Lloris dhe sulmuesit Son Heung-min, pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Evertonit, ka qenë gjë “e bukur” dhe gjë që i duhet skuadrës për t’u rritur.

Kapiteni i Tottenhamit, Lloris, vrapoi dhe e shtyu Sonin nga prapa pas përfundimit të pjesës së parë, ndërsa u desh bashkëlojtarët që të vraponin dhe të ndanin ata.

Tottenhami triumfoi të hënën mbrëma në Premier League ndaj Evertonit me rezultatin 1:0. Vet Lloris pas përfundimit të ndeshjes ka thënë se nuk ka ndonjë problem. Ai kishte reaguar ndaj Sonit, pasi ishte i pakënaqur me angazhimin e jug-koreanit.

“Son është djalë i jashtëzakonshëm. Të gjithë e pëlqejnë Sonin, por kapiteni i tha se duhet të bëjë më tepër dhe të jap më tepër për skuadrën. Është një gjë që duhet për skuadrën që të rritet. Për t’u rritur të duhen personalitete të mëdha. Kur ka reagime të tilla atëherë nuk kam dyshime”, ka thënë Mourinho 57-vjeçar, për të cilin ishte fitorja e 200-të në Premier League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme