MPB-ja përmbyll projektin për përmirësimin e të drejtave të njeriut

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 12:38 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur ceremoninë përmbyllëse të projektit “Përmirësimi i policimit të të drejtave të njeriut në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Me rastin e përmbylljes së këtij projekti, Isabelle Servoz-Gallucci, shefe e zyrës së këshillit të Evropës në Prishtinë, tha se ky është një projekt i mbështetur nga direktivat e Bashkimit Evropian dhe se kjo mbështetje sipas saj është e rëndësishme pasi çka do që bëhet duhet të bëhet drejt integrimit Evropian.

“Ky projekt nuk do mund të realizohej pa zotimin e Ministrisë se Punës së Brendshme. Nevoja për të vlerësuar çështjen e parandalimit dhe keqtrajtimit të torturës përderisa personat janë në mbajtje. Duhet të vendosim të gjithë aktorët relevantë që së bashku t’i trajtojmë çështjet delikate nga të gjitha perspektivat. Ky projekt është mbështetur nga BE dhe është me rëndësi mbështetja e tyre pasi që çka do që bëjmë shkon në drejtim të integrimit evropian. Jemi munduar t’i trajtojmë këto çështje me qëllim që të përmirësojmë performancën e të gjithë aktorëve këtu”.

Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra, tha se ky projekt ka ndihmuar drejt avansimit të Konventës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.

“Kosova ka marrë obligimet e saj si subjekt i së drejtës ndërkombëtare duke përfshirë këtu edhe respektimin e të drejtave të njeriut nga organet e rendit. Ky projekt ka ndihmuar avancimin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”.

Ndërsa Miradije Kelmendi, kryeshefe e Inspektoratit Policor të Kosovës tha se në një analizë dhe hulumtim të ekspertëve të Këshillit të Evropës, Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë si një nga organet më kredibile në drejtim të profesionalizmit dhe transparencës.

“Që nga 2018 inspektorati i Kosovës është pjesë e këtij projekti dhe kemi pasur fatin që të bashkëpunojmë me ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë ku kemi pas rastin të bëjmë një analizë me qëllim të matjes së vlerësimit të njësisë operacionale të inspektoratit të policisë së Kosovës. Inspektorati i Policisë së Kosovës është një nga organet më kredibil në drejtim të profesionalizmit dhe transparencës.  Ekspertët të Këshillit së Kosovës kanë hartuar strategjinë e trajnimit për 3 vitet e ardhshme”, tha Kelmendi.

Të ngjashme