MSh: Nis shpërndarja e insulinave në QKMF-të e Kosovës

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

Nis shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës.

Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekësisë Familjare. 

Të ngjashme