Muharremaj iu ofron ujë punëtorëve të pastrimit

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Rruga që lidh Shirokën me fshatin Mushtisht është pastruar në të dy anët e saj dhe ka marrë pamje të pastër dhe shumë më të bukur.

Punëtorët që ishin duke kryer këtë punë i takoi kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili iu ofroi ujë për të shuar etjën në temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë.

“Ujë dhe respekt për punëtorët në këto ditë me temperatura të larta, është më e pakta që mund të bëja në këtë rast. Ne po e pastrojmë rrugën nga Shiroka në Mushtisht megjithëse kjo është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës. Secili prej nesh duke e bërë punën e tij brenda kompetencave që ka, sukseset nuk i mungojnë”, shkroi ai.

Të ngjashme