Mungojnë deputetët, dështojnë raportimet në Komisionin hetimor për privatizimin

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 11:41 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të deputetëve ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, raporton Ekonomia Online.

Prej orës ishin ftuar që të raportojnë Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave dhe Gani Berisha dhe drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Deputeti i LDK-së, iniciues i Komisionit, Haxhi Avdyli, ka propozuar që mbledhja të shtyhet për të hënën e ardhshme.

“Kjo mbledhje shtyhet për të hënën e ardhshme. Propozoj që kohën dhe orën ta vendosim bashkërisht. Për të premten informoj që do të raportoj Arban Abrashi dhe drejtoreshën ë institutit meteorologjik”.

Edhe raportimi i kryetarit të Deçanit, Bashkim Remosja është shtyrë për të hënën.

Të ngjashme