Muriqi me probleme muskulore, nuk luan ndaj Udineses

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, mund të mos jetë pjesë e ekipit të Lazios për ndeshjen që e luan të dielën ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A.

Siç raportoi “lazioneës24”, Muriqit i janë paraqitur probleme muskulore pas ndeshjes që Lazio e fitoi të martën ndaj Zenitit me rezultatin 3:1, në kuadër të Championsit.

Muriqi u inkuadrua në fushë në minutën e 80-të dhe pati disa duele me mbrojtësit e Zenitit. Ai pas pesë minutash në fushë, humbi një rast të mirë shënimi.

Sulmuesi 26-vjeçar nga Prizreni ka luajtur katër ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe katër në Serie A.

Por, në asnjërën prej tetë ndeshjeve nuk ka shënuar gol e as nuk ka asistuar.

Te Lazio u transferua në shtator të këtij viti nga skuadra e Fenerbahçes, derisa ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme