Mybera Mustafa zotohet se do të punojë me përgjegjësi maksimale për qytetarët

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mybera Mustafa, ka thënë se gjatë fushatës ka dëgjuar më vëmendje brengat dhe problemet e qytetarëve, dhe do të punojë për t’i adresuar ato në Kuvend.

Mustafa zotohet se do të punojë me përgjegjësi maksimale në realizimin e projektit te LDK-së.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq,

Qytetarë të ndershëm e të nderuar të Republikës së Kosovës,

Sonte në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen këtë të diel, më 14 shkurt 2021.

Gjatë ditëve të fushatës, pavarësisht rrethanave të pandemisë, kam pasur rastin të takohem me shumë qytetarë të devotshëm që punojnë me përkushtim për zhvillimin dhe progresin e gjithanshëm të shtetit të Kosovës. I kam dëgjuar brengat, shqetësimet e prokupimet e tyre, si edhe dëshirat e tyre për një të ardhme më të mirë të shtetit e të shoqërisë kosovare.

Kam pasur rastin të flas për shëndetësinë që është paraparë në programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Dëshiroj t’ju falënderoj me zemër për përkrahjen që më keni dhënë dhe për besimin që me keni shprehur mua personalisht, kryeministrit Avdullah Hoti dhe të gjithë kandidatëve të LDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Mirënjohja e falënderimi imi për të gjithë aktivistët dhe përkrahësve e simpatizantëve të LDK-së që punojnë ditë e natë pa u lodhur për afirmimin e vlerave që kultivohen nga LDK-ja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Më lejoni të ndaj me ju dhe dhimbjen e madhe që po e kaloj këto ditë, pas humbjës së motrës Dr. Sanie Shala, e cila ndërroi jetë me 24 janar, vetëm tri javë para zgjedhjeve… Përpjekja ime për fushatë zgjedhore, ishte vetëm FJALA E DHËNË, të cilën unë di ta mbaj çdo herë.

Të dashur miq,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Gjatë këtyre ditëve jam zotuar se unë do të punoj me gjithë forcën e përkushtimin për realizimin e projektit të LDK-së, i cili do t’i nderojë të gjithë ata që u flijuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe do t’i bëjë krenarë të gjithë qytetarët e vyeshëm e të devotshëm të shtetit të Kosovës.

Dalshim faqebardhë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme