Ndryshimet klimatike, bota drejt dekadës më të nxehtë

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Bota gjendet në mesin e dhjetëvjeçarit më të nxehtë që kur filluan regjistrimet e të dhënave në vitin 1850, ka raportuar Met Office.

Është parashikuar që temperaturat për secilin nga pesë vjetet e ardhshme ka të ngjarë të jenë mbi 1 grade Celsius krahasuar me nivelet para-industriale.

Ka gjithashtu një shans të vogël që një nga pesë vjetët e ardhshme do të shohë temperaturat globale të shkojnë mbi 1.5 gradë Celsius përkohësisht.

Kjo shihet si një prag kritik për ndryshimet klimatike.

Nëse të dhënat përputhen me parashikimin, atëherë dekada nga viti 2014 deri në 2023 do të jetë më e ngrohta në më shumë se 150 vjet sa janë regjistruar të dhënat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme