Në 33-vjetorin e lindjes, Adele duket më në formë se kurrë më parë

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Adele ka festuar ditën e sotme 33-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar në jetën e saj ajo ka publikuar si rrallëherë disa foto në rrjete sociale.

Këngëtarja publikoi në Instagram 3 foto të saj, të cilat dëshmojnë se me kalimin e viteve ajo zbukurohet akoma më shumë. Në njërën prej fotove Adele shfaqet tërësisht pa grim në fytyrë, diçka për të cilën ka marrë shumë komplimente nga fansat e saj.

Ndërsa në një foto tjetër ajo shfaqet e lumtur në mes të oqeanit. Teksa në foton e fundit, këngëtarja shihet duke kërcyer, por të gjithëve ju ka rënë në sy fiziku i saj dhe format perfekte trupore. Adele nuk publikon shpesh foto të saj në rrjete sociale, ndaj ky postim ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë fansave.

Kujtojmë se në muajin shtator të vitit 2019, këngëtarja e njohur Adele i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin Simon Konecki.

Në vitin 2012, Adele dhe Simon u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes dyshes.

Në muajin mars të këtij viti Adele dhe Simon finalizuan divorcin e tyre, teksa këngëtarja firmosi letrat. këngëtarja e hitit “Someone Like You” u detyrua që të përdorte ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme