Në Bardh të Madh të Fushë-Kosovës nis ndërtimi i QMF-së

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Sot është vendosur gurthemeli i ndërtimit të objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bardh i Madh në komunën e Fushë Kosovës.

Në këtë objekt do të ofrohen shërbime dhe do të plotësohen kërkesat dhe nevojat shëndetësore për një shëndet më të mirë të banorëve të këtij fshati dhe vendbanimeve përreth.

“Realizimi i këtij projekti do të financohet nga “Duart e Bamirësisë” dhe “Kuwait Society for Relief” në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës” thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.

Të ngjashme