Në Ferizaj vidhen 10 kompjuterë

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të vjedhjeve kanë ndodhur të mërkurën në Ferizaj. Në rastin e parë, sipas Policisë, në rrugën “Tahir Sinani” ankuesi mashkull ka njoftuar se persona të panjohur të maskuar kanë vjedhur 10 kompjuterë të video-lojërave të modelit AMD në vlerë prej 8 mijë euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori.

Ndërkaq në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ persona të panjohur kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një banke. Derisa njoftohet se fillimisht kanë thyer kamerën dhe derën prapa bankomatit, porse nuk kanë arritur të hyjnë brenda.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme