Në Krushë të Madhe, sot varroset 18-vjeçarja që humbi jetë në aksidentin e autobusit në Kroaci

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Vajza 18-vjeçare, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Kroaci, do të varroset sot në Krushë të Madhe.

Në njoftimin e bërë publik në rrjetin social Facebook, varrimi i saj do të bëhet sot në orën 19:00 në varrezat e fshatit Krushë e Madhe.

Ndryshe, kufomat e 10 viktimave të së dielës, kur autobusi me bashkatdhetarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, në Sllavonski Brod të Kroacisë u aksidentua, tashmë janë rrugës për në Kosovë.

Të ngjashme