Në tubimin përmbyllës të PDK-së, prezent familja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot tubimin përmbyllës në Prishitnë, ku u panë të pranishëm edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thacit.

Kandidati për kryeminstër nga PDK, Enver Hoxhaj, në këtë tubim ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës të dielën do të shkruajë një faqe të re të historisë, me fitoren e saj.

Në këtë tubim, ku morën pjesë mijëra simpatizantë të PDK-së, të pranishëm ishin edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Aty, u panë, bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta dhe djali i tij, Klestori. Bashkë me ta, ishin edhe bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnie Thaçi dhe djali i tij Endrit Thaçin.

https://fb.watch/3CAqF3pQ1g/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme