Në Zvicër 469 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Në Zvicër janë regjistruar 469 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar Autoriteti Shëndetësor Zviceran (BAG).

Këto shifra kanë dal nga 17.565 teste sa janë bërë në 24 orët e fundit. Po ashtu BAG ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person, ndërsa janë shtrirë në spital 14 tjerë.

Në përgjithësi që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 45.306 të infektuar me koronavirus në Zvicër, ndërsa kanë vdekur 1735 persona.

Në Holandë të mërkurën është regjistruar shifra më e lartë e të infektuarve brenda 24 orëve që nga prilli. Janë regjistruar 1140 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Shifrat po rriten në Holandë. Një ditë më parë u regjistruan 964 raste të reja me koronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme