Nëna nga Peja raporton për zhdukjen e vajzës, thotë se s’u kthye në shtëpi qe tri ditë

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Një nënë ka raportuar në Policinë e Pejës se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

Rasti ka ndodhur në fshatin Vitomericë të komunës së Pejës, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Fsh. Vitomiricë , Pejë, 26.02.2021 – 17:00. Me 01.03.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare është larguar nga shtëpia nga data e lartcekur dhe ende nuk është kthyer”, ka bërë të ditur Policia.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme