Nëse i keni këto shenja në lidhje, atëherë keni besim shumë të fortë te njëri-tjetri

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i lidhjeve, Tim Lott, thotë se janë tri aspekte të rëndësishme të çifteve të suksesshme: komunikimi, respekti dhe besimi.

Ai e ka quajtur besimin si më të vështirën nga këto tri të lartcekurat.

Por, ju duhet të keni besim dhe shpresë edhe nëse ka gabime nga e kaluara, sepse ndryshe nuk bë.

Sidoqoftë, më poshtë Bright Side i sjell shenjat të cilat tregojnë se keni shumë besim te njëri-tjetri në lidhje.

– Nuk ndiheni të frikësuar të jeni vetvetja

– I ndani me njëri-tjetrin detajet e ditës

– Ndiheni të lirshëm për të folur për dhimbjet e së kaluarës

– Ka mundësi që e keni një xhirollogari të vetme ose ia dini PIN-in e kartelës

– Nuk e kontrolloni aspak njëri-tjetrin

– Nuk e keni problem t’i lini pajisjet elektronike pa fjalëkalime

– Ndiheni të sigurt që jo vetëm ta ndani të mirën, por edhe emocionet negative

– Që të dy e pranoni kur e keni gabim dhe i ndani përgjegjësitë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme