Nesër nisë fushata për eliminimin e barrierave për personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Nesër fillon fushata  ndërkombëtare  “Tetori –muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”, fushatë tradicionale tanimë në Kosovë,  e cila ka për qëllim  zbatimin e  Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes se edhe personat me aftësi të kufizuara (PAK) mund të japin kontributin e  vetë si dhe të integrohen në institucionet shtetërore ashtu edhe ato private dhe eliminimi i barrierave  të cilat e pengojnë pjesëmarrjen e tyre në jetën e përditshme.

Njësia për  drejta e njeriut (NJDNJ) në Komunën e Prishtinës, për të shënuar ditën ndërkombëtare  “Mundësitë e Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuar”, ka ftuar 10 persona (PAK ), që të jenë pjesë e stafit komunal për dy ditë radhazi. Këta persona do shpërndahen  në drejtori  të ndryshme brenda Komunës së Prishtinës dhe do te jenë pjesë e ekipit me 16 dhe 17 tetor.

Të ngjashme