Një 28-vjeçar nga Kosova mbytet në një lum në Zvicër derisa po ikte nga policia

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Në mëngjesin e së mërkurës një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tessin të Zvicrës.

Sipas raportimit të gazetës zvicerane “Blick” një 28-vjeçar është mbytur në lumin Ticino përcjell Klankosova.tv.

Bëhet fjalë për një burrë nga Kosova i cili dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në një apartament në Bellinzon.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur derisa ai ikte nga policia.

Sipas Policisë 28-vjeçari u hodh në lum dhe u mbyt.

Trupi i të ndjerit ishte gjetur rreth orës 10:00 në Ponte Rossa. 28 vjeçari nga Kosova nuk posedonte lejeqëndrim.

Sipas Policisë së Kantonit ai ishte i njohur për autoritetet, ndërsa e ka pasur të ndaluar që të hynte në Zvicër.

Të ngjashme