Një i arrestuar për kultivim hashashi në Pejë

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në rrugën “Ahmet Gjikolli” të Pejës nën dyshimin për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Sipas raportit policor, në shtëpinë e tij janë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa, një shishe me lëng që dyshohet të jetë metadon, 46 fara të llojit kanabis sative dhe dy fishekë të armës së zjarrit.

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme