Një këshillë për partitë opozitare: Folni, nuk keni çka humbni më!

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 18:39 | Nga Valon Syla

Për partitë opozitare, deputetët dhe njerëzit që po rezistojnë në heshtje ndaj budallakut dhe jokompetencës së Qeverisë dhe Vetëvendosjes, e kam vetëm një këshillë për ta.

Partitë e juaja humbën me 14 shkurt deri në asht. Nuk keni çka humbni më.

Koha ka ardhë me tregu të vërtetën e hidhur për ta, për shoqërinë tonë, për gjendjen me ekonomi, projekte strategjike, për bisedime me Serbi, dhe të vërtetën që Vetëvendosje e rren dhe vonon zgjidhje për gjithçka. Folni!

Tregoni qysh jemi e qysh i kemi punët sikur qysh i tregoni familjeve tuaja në shtëpi dhe miqve të ngushtë.

Çelnu se se Kosova s’ka qenë ma keq dhe më e tradhtuar se në këtë kohë. Qoftë për çlirimtarë në Hagë, qoftë me miqtë perëndimorë, e qoftë me një popullatë që manipulohet që e ardhmja e ndritur qenka me Agim Bahtiri, Bulliqi e Haskuka…

Çelnu e kfillnu. Se budallaku s’ka skej.

Të ngjashme