Një muaj paraburgim për 19 nga 21 të arrestuarit në rastin “Subvencioni 2021”

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për 19 persona të përfshirë në rastin e “Subvencioni 2021”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Është caktuar masa e paraburgimit prej 3o ditësh për 19 persona, kurse për dy tjerë është refuzu pasi që nuk ka pasur prova”, tha ajo.

Ndryshe, personat e arrestuar në këtë rast janë: Bejtullah Pira, Granit Abdyli, Valon Hoti, Enver Ibishi, Blerim Mulliqi, Kujtim Zariqi, Arsim Çela, Habibe Dauti, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdaraj, Flamur Zeqiri, Blerim Asllani, Afrim Abazaj, Halil Krasniqi, Daut Kabashi Bekim Shala, Salih Kelmendi, Gzim Morina, Kastriot Berisha, Fuat Morina dhe Kumrije Maxharraj.

Të njëjtit po dyshohen se kanë kryer veprat penale “marrja e ryshfetit”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “dhënia e ryshfetit”, mashtrim me subvencione”, “falsifikim i dokumenteve”, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe veprën penale “ushtrimi i ndikimit”.

Të ngjashme