Një muaj paraburgim për grabitje në tentativë në Gjakovë

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore duke caktuar një muaj paraburgimit ndaj të pandehurit T.V për veprën penale “Grabitje në tentativë”.

Më 26 prill rreth orës 14 e 59 minuta, i pandehuri me armë në dorë, i maskuar futet në filialin “Ria Capital”, ndërsa S.K bënë roje duke përcjellur lëvizjet e qytetarëve.

Pasi i pandehuri futet në lokal gjen brenda të dëmtuarit A.S, P.H dhe R.M, dhe i’u drejtohet me fjalët: Qitni lekët, qitni lekët.

Me këtë rast të dëmtuarit i’a kthejnë: Nuk kemi lekë, dhe më pas prekin alarmin, ku i dyshuari detyrohet të ikë.
T.V ngarkohet me dy vepra penale “Grabitje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi e paautorizuar e armëve”, njofton Gjykata Themelore në Gjakovë përcjellë Klan Kosova.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke evituar mundësinë e ikjes së të pandehurit dhe pengimin e hetimeve.

Të ngjashme