Një ndër më të votuarit në LDK, sa vota mori Armend Zemaj

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa, sot pritet që KQZ-ja në ora 11:00 të i shpallë rezultatet përfundimtare, raporton Gazeta Express.

Sipas këtyre rezultateve LVV-ja si parti e parë merr 58 ulëse në legjislaturën e re, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 ulëse. 20 ulëse ndërkaq ju shkojnë pakicave.

Reporteri sot ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Ndër 10-të më të votuarit e Lidhjes Demokratike është edhe Armend Zemaj i cili raportohet se ka marrë 13.798 vota.

Ai është në top-pesëshen më të votuar të LDK’së për deputet në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë qeverisë së kaluar, Armend Zemaj ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë.

Të ngjashme