Njeriu që luftoi për çlirimin e Kosovës, paralajmëron ikjen në perëndim. Shpresat për jetë të mirë këtu -janë shuar

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Njeriu që luftoi për çlirimin e vendit, Xhevdeti Qeriqi, kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, është shprehur i zhgënjyer me jëtën në Kosovë- ka paralajmëruar ikjen nga vendi. Qeriqi ka njoftuar në Facebook se ka aplikuar për vizë për të vazhduar jetën diku nëpër botë pasi siç shprehet ai “ Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar”.

Qindra mijëra qytetarëve që po e lënë dhe e kanë lënë vendin ndër vite i është bashkuar edhe një figurë e njohur për publikun Xhevdet Qeriqi. Ai thotë se vitin e ardhshëm do të ikë në perëndim sepse nuk ka shpresa për t’u bërë mirë në Kosovë.

“Sot aplikova për termin për vizë drejt përendimit, vitin e ardhshem po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar”, ka shkruar Qeriqi, 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme