Novi Sad: Sulmohen dy të rinj shqiptarë, njëri në rrezik për jetën

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Dy të rinj shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Novi Sad. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Shqiptarëve të Serbisë në Novi Sad.

Sipas kësaj shoqate, ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së dielës në rrugën “Futoshka” të Novi Sadit në një stacion të taksive kur dy të rinjë shqiptarë me inicialet G.B. dhe Ç.M. të viteve të lindjes 1999 , janë sulmuar nga një grup i panjohur prej 4 personash pa ndonjë arsye të qartë, përveç se ata bisedonin me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe.

Në këtë sulm, i riu Ç.M mori lëndime të rënda trupore: thyerje të eshtrave të kokës dhe gjakderdhje në tru.

Ai është operuar në spitalin e Vojvodinës dhe është në rrezik për jetë.

Ndërsa, i ri u lëndua rëndë por është jashtë rrezikut për jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme