Numri i madh i Agjencive të Pavarura, kërkohet rishikimi i tyre për të ngritur performancën

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 11:51 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar tryezën “Agjencitë e pavarura dhe reforma e shumëpritur – ekzistimi, funksionalizimi dhe rekrutimi”.

Sipas të dhënave të Kuvendit të Kosovës janë gjithsej 34 agjenci të pavarura. Në këtë tryezë u diskutuar mundësia që disa nga agjencitë të barten nga Kuvendi në Qeveri dhe nëse ky proces ndodh u vlerësua se duhet të rishikohet se a duhet që ato të mbesin agjenci apo të shndërrohen në departamente.

Drejtori i INDEP-it, Burim Ejupi, tha se agjencitë e pavarura duhet të reformohen për shkak të numrit të madh të tyre.

Ai shtoi se në vend që numri i agjencive të zvogëlohet, regjistratura e aktuale e Kuvendit e ka shtuar edhe një agjenci. Ejupi deklaroi se ka shkelje nëpër agjenci.

“Këto agjenci duhet të reformohen për shkak të numrit të tepërt të agjencive. Kjo legjislaturë e ka shtuar edhe një agjenci, në vend që ti zvogëlojë. Kemi agjenci të pavarura, ato nuk i përgjigjen as qeverisë, në fund të vitit i përgjigjen vetëm me një raport edhe aq. Të gjitha agjencitë e pavarura raportojnë në formë uniforme. Raporti i progresit sivjet ka qenë që me u zvogëlua numri. Ka agjenci që për dy vjet s’është votuar raporti dhe kurrgjë, ka shkelje”.

Fehmi Pireva, zyrtar ndërlidhës i Kuvendit për Agjencitë e Pavarura, tha se reforma e shumë pritur në këto agjenci kërkon përgjigje, derisa shtoi se numri i madh i tyre është problematik.

“Nuk ka trend të uljes së numrit të agjencioneve, ka trend të rritjes. Procesi i funksionalizmin përfshin një varg pengesash ligjore, financiare llogaridhënies. Sa i përket rekrutimit, nuk është i rregulluar sa duhet. Shqetësimet ekzistojnë sepse është numër kaq i madh dhe prapa tij është një pyetje që ska përgjigje, a i duhen Kosovës gjithë këto agjenci. Ka opinione qe thonë se duhet të ekzistojnë dhe duhet të zvogëlohen. Kam bërë përpjekje që gjyqësori pavarësisht që kuvendi e ka rolin e emërimit te anëtarëve të gjykatës kushtetuese, gjyqësorit duhet ti krijohet pavarësi që ata vet ti zgjedhin anëtarët”

Pireva deklaroi se duhet që Kuvendi të standardizojë procedurat e rekrutimit të anëtarëve të bordit të këtyre agjencive.

Ai shtoi se nuk është në rregull që agjencitë të kenë numër të ndryshëm të anëtarëve të bordeve. Sipas tij problematike është edhe çështja e mandateve, raporton EO.

“Duhet të shihen vijat nga qeveria e kuvendi se si të bëhet përzgjedhja e anëtarëve të bordeve. Ende s’kemi letra të prekshme se sa agjencinë duhet ne me i pas. Sa janë relevantë për shtetin duhet me vlerësua me një analizë. Nëse shuhet ose modifikohet fusha e veprimit si kish mu akomodua ajo fushë dhe ku. Thonë duhet të akomodohet një numër i agjencive brenda qeverisë. A i duhen Qeverisë këto agjencinë”.

“Sot nuk kam përgjigje si zyrtar pse një institucion i ka 11 anëtarë të bordit, pse dikush 7 e dikush 5. Ndoshta ka borde që numerikisht e kanë numrin e madh në shpërputhje me përgjegjësitë që kanë. Duhet mu faktuar pse 5 pse 7, 10. Ka komplikime sa i përket mandateve, kur bëhet zv i avokatit të ketë më të gjatë mandatin e ushtruesit se të rregullt, këtu diçka nuk është në rregull. Për këto probleme skam njohuri të thella për me i dhënë përgjigje”.

Hulumtuesi Jeton Oruçi, gjatë prezantimit të punimeve të INDEP-it tha se edhe më Raportin e Komisionit Evropian kërkohet zvogëlimi i numrit të agjencive.

Ai tha se mungon një analizë nëse agjencitë duhet të funksionojnë në kuadër të Qeverisë apo Kuvendit.

Oruçi tha se Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore mund të bartet në ministrinë e Kulturës dhe të shikohet nëse ajo mund të mbesë agjenci apo të bëhet departament.

Sipas tij, duhet të shikohet se a duhet të funksionojë dhe Agjencia për Mbrojtjen e Komplekseve Memoriale.

“Ka ardhur nevoja që ta bëjmë një analizë të tillë në mënyrë qe te racionalizohet numri i tyre. Nëse ne i bartim agjencitë nga kuvendi në qeveri e kemi krijuar një problem, sepse vetëm bartet në krahun tjetër. Edhe në vendet e rajonit akademia e drejtësisë funksionin ne kuadër të ministrisë së drejtësisë. Në mungesë të një ligji për qeverinë në kemi marrë si shembull rregulloren të zyrës së kryeministrit, duke berë një analizë këshilli i Kosovës për trashëgiminë kulturore mund të bartet në MRKS, duhet me shikuar a duhet me vazhduar si agjenci apo me u shndërruar si departament”.

“Agjencia për komplekset memoriale, duhet me shikuar a duhet me funksionuar, cili është përfitimi. Kemi agjencinë për ndihmë juridike falas. Nuk ka nevojë që akademia e drejtësisë të jetë në kuadër të Kuvendit. Agjencia për privatizimin, është dhenë opsioni që të kalojë në MZHE dhe që e njëjta mund të kalojë në MTI. Këto agjenci mund te grupohen në vendimmarrëse, inspektuese”.

INDEP rekomandoi që Qeveria pas bartjes se agjencive në ekzekutiv të bëjë një rishikim se a duhet të vazhdojnë si agjenci apo duhet të shndërrohen në departamente.

Opsioni i dytë sipas INDEP është që të krijohet një ligj për funksionalizimin e agjencive ekzekutive ku do të përcaktoheshin saktë kriteret për themelim e agjencive. Opsioni i tretë ka të bëjë me administratën shtetërore.

Punimi i dytë i INDEP është fokusuar më shumë në rregullimin ligjor të agjencive të pavarura.

Të ngjashme