Omar dhe Tlaib, gratë e para myslimane në Kongresin amerikan

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Ilhan Omar ka fituar zgjedhjet e mesmandatit në distriktit e pestë zgjedhor të Minnesotas në zgjedhjet e së martës për Kongresin amerikan.

Ajo do t’i bashkohet Rashida Tlaibit si femra e parë amerikane myslimane në Kongres. Omar do të jetë amerikania e parë me prejardhje somaleze që do të përfaqësojë votuesit amerikanë në Kongres, transmeton Koha Ditore.

Omari ishte zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2016, dhe do të bëhej amerikania e parë me prejardhje somaleze në legjislaturën shtetërore, raporton “Cosmopolitan”.

Tlaib ka fituar zyrtarisht zgjedhjet e mesmandatit duke garuar në distriktin e trembëdhjetë të Michiganit, duke u bërë gruaja e parë amerikane myslimane që zgjidhet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Tlaib, nënë e pamartuar dhe e bija e emigrantëve palestinezë, ishte gruaja e parë myslimane që ishte zgjedhur në legjislaturën e Michiganit, ku kishte shërbyer nga viti 2008 deri më 2014.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme