Osmani: LDK nuk e ka bllokuar krijimin e ushtrisë

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 14:07 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se Qeveria dhe disa parti politike po kërkojnë konsensusin për krijimin e ushtrisë përmes gjuhës fyese e shpifëse, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria dhe disa parti në vend se të kërkojnë konsenus e bëjnë këtë përmes gjuhës shantazhuese ose përmes gjuhës shpifëse, ose me gjuhë jo të denjë, siç ishte ajo e kryeministrit”.

Osmani tha se nuk qëndrojnë deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj se LDK-ja ka bllokuar procesin  e votimit të ushtrisë, dhe që sipas tij Lista Serbe ka kërkuar vazhdimin e ulseve në Kuvend po me atë numër në mënyrë që të votojë ushtrinë.

“Në asnjë moment nuk ka pasur garancë nga askush, në veçanti nga pakica serbe se në qoftë se vazhdohen vendet e rezervuara do ta votonin ushtrinë”.

“Ka qenë një kurth që të votohet më shumë për pakicat, më shumë sesa që kanë tani, sot do t’i kishim grupin parlamentar më të madh.

“Ne e si LDK mburremi që e kemi thënë se nuk pranojmë një kurth dhe një skenar të tillë. Asnjëherë pakica serbe nuk ka thënë se do të votojë ushtrinë, as atëherë e as tash, ka pasur vetëm deputetë individual”.

 

Të ngjashme