Pacolli e Gashi dalin nga takimi, nuk flasin për medie

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 10:22 | Nga Besjana Bajrami

Zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi kanë dal nga takimi i liderëve. Të dy nuk kanë pranuar të flasin për medie, raporton Ekonomia Online.

Bashkëngeociatorët Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj janë ende në takim me presidentin Hashim Thaçi, ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj takimin e ka lëshuar më herët.

Krerët e shtetit janë mbledhur në ndërtesën e kuvendit për të diskutuar rreth platformës së dialogut me Serbinë

Takimet e tilla janë duke u mbajtur tash e sa ditë. Në takimin e djeshëm Bashkënegociatori Shpend Ahmeti, ka thënë se sot kjo platformë do të votohet nga ekipi negociator kurse nesër do të dorëzohet zyrtarisht.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Takimi i liderëve për Platformën e Dialogut dhe taksën ndaj Serbisë

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, February 14, 2019

Të ngjashme