Padi penale për katër romë të vdekur në burgjet e Maqedonisë

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:07 | Nga

Katër familje rome, anëtarë të të cilëve kanë vdekur në burgjet e Maqedonisë, e kanë paditur Drejtorinë për vuajtjen e dënimeve (DVD).

Ata e kanë paditur edhe Ministrinë për Shëndetësi për diskriminim në qasjen e tyre të kujdesit shëndetësor, që ka rezultuar me vdekjen e katër personave.

Përfaqësimin e tyre do ta bëjë Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (QEDR), që tashmë ka ngritur padi qytetare në Gjykatën Themelore Shkupi 2.

Andrijas Rexhepov (21), Erdal Jusinov (25), Sutkie Mustafova (46) dhe Bekim Demir (39) vdiqën në vitin e kaluar në burgjet e Maqedonisë për shkak të mungesës së trajtimit cilësor mjekësor dhe mbikëqyrje nga personeli i burgut.

Sipas të dhënave, 16% e të burgosurve janë romë, si edhe 50% të vdekjeve janë gjithashtu romë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme