Pakënaqësia me çmimin e parkingut i nxjerrë në rrugë banorët e Qendrës së Prishtinës

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 11:07 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e Qendrës në kryeqytet janë mbledhur në rrugën “Rexhep Luci”, sot për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me çmimin e parkingut në këtë zonë, raporton Ekonomia Online.

Ata në këtë protestë po kërkojnë lirim të çmimit të parkingjeve.

Përfaqësuesja e kësaj zone, Violeta Hasani ka thënë se përkundër se janë pak në numër pakënaqësitë i  kanë të mëdha.

Ajo ka thënë se janë drejtuar në të gjitha institucionet përkatëse por  që kanë marr përgjigje.

Hasnai ka bërë apel ndaj asamblesë komunale të Prishtinës që të ulë koston e parkingut.

Kurse njëri nga banorët ka thënë se komuna s’ka të drejtë tu marr para për parking këtu, pasi që kjo është pjesë kolektive e jo publike.

Prapa kamerave edhe qytetarët e tjerë pjesëmarrës në këtë tubim kanë treguar se çmimi i parkingut është bërë problem për ta.

Të ngjashme