Para dhe pas famës, publikohet fotografia që tregon ndryshimin drastik të Taynës

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Tayna është pa dyshim një nga emrat më dominantë në tregun vendor të muzikës hip-hop.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme atraktive.

Teksa vazhdimisht promovon pamjen e saj të freskët ditëve të sotme, më rrallë ka ndodhur që rep-artistja të ndajë me fansat ndonjë fotografi nga e kaluara.

Mirëpo një gjë e tillë e ka bërë fqaja “Vipat e bllokut” në Instagram, të cilët kanë publikuar një fotografi të saj nga e kaluara.

Bëhet fjalë për një imazh të realizuar në kohën kur ajo ishte adoleshente, e që dukej mjaft ndryshe nga pamja që ka sot.

Pavarësisht dallimeve të dukshme, reperja, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, mund të identifikohet lirshëm që është ajo, me anë të disa tipareve të njëjta të fytyrës që e karakterizojnë edhe sot.

Tayna përndryshe, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “WTF”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Ivorian Doll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme